Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, deklaroi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara.
“Në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar,” u shpreh Rama, duke theksuar se vendimi për kandidimin e saj ishte i thjeshtë, pasi vinte nga një kërkesë e qartë e qytetarëve.
Nga ana e saj, Ogerta Manastirliu falënderoi për besimin dhe e cilësoi kandidimin për Tiranën si një sfidë historike.
Rama theksoi se Tirana është në prag të një momenti historik, pasi qyteti pritet të ketë për herë të parë një grua në krye.
“Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare që do të mbetet pjesë e atij grupi njerëzish që i kanë bërë histori këtij qyteti,” tha Rama.
Në Tiranë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme e lokale më 9 nëntor, datë e dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, edhe për bashkitë e Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cërrikut.
Partia Socialiste ka propozuar si kandidate për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliun. Ndërkaq, partitë opozitare ndodhen në proces konsultimesh për të nxjerrë kandidat të përbashkët për garën e Tiranës./atsh
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq