Ish-shefi ekzekutiv i France Telecom, Didier Lombard, është dënuar me një vit burg për krijimin e një ambienti toksik pune që çoi në vetëvrasjen e 19 punonjësve.
Gjatë një procesi ristrukturimi ku synohej shkurtimi i 22 mijë vendeve të punës, dhjetëra punonjës u përballën me transferime të dhunshme, detyra poshtëruese dhe izolim, shkruan UNILAD.
Si pasojë e kësaj situate, 19 persona u vetëvranë dhe 12 të tjerë tentuan vetëvrasjen.
Një grua 32-vjeçare i dha fund jetës në vendin e punës, ndërsa një burrë 57-vjeçar u vetëdogj për vdekje në parkingun e kompanisë.
Kompania, tashmë e njohur si Orange, u gjobit me 83 mijë dollarë, teksa Lombard dhe dy drejtues të tjerë u shpallën fajtorë në lidhje me situatën e krijuar.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...