Banorët e disa fshatrave të komunës së Lipjanit, përfshirë Bujanin dhe Kraishtën, janë duke përjetuar mungesë totale të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm që nga dita e djeshme, duke kaluar tashmë mbi 18 orë në terr dhe pa ujë.
Problemet, sipas banorëve, kanë nisur për shkak të defekteve në rrjetin elektrik si brenda vetë fshatrave, ashtu edhe në zonat përreth, shkruan Arbresh.info.
Një nga banorët e fshatit Bujan, Afrim Buja, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke përshkruar situatën si të papërballueshme.
“Bujani në terr i tërë fshati. Pa rrymë, pa ujë që 18 orë që u shkaktuan problemet në rrjetin e rrymës si brenda fshatit ashtu edhe jashtë fshatit. Banorët e fshatit ankohen për çdo gjë që ndërlidhet me rrymën. Nuk i merr parasysh askush njoftimet e tyre.”, shkruan Buja në Facebook.
Disa banorë të tjerë nga fshati Kraishtë për Arbresh.info u shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit institucional dhe thonë se ankesat e tyre nuk po merren parasysh nga autoritetet përkatëse.
Shumë prej tyre janë të detyruar të kalojnë natën pa ngrohje, pa ndriçim dhe pa mundësi për të siguruar ujin e nevojshëm për nevojat bazë./Arbresh.info
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...