Portieri i njohur suedez Robin Olsen sulmoi përzgjedhësin e kombëtares, Jon Dahl Tomasson mbrëmë vonë në një intervistë me Sportbladet, pasi mori lajmin se po i rrezikohet vendi si portier i parë në ekipin kombëtar.
Kjo bëri që ai më pas të njoftoj se nuk do të pranojë më grumbullimin me Suedinë, për aq kohë sa Tomasson do të jetë timonier i tyre.
Tani ka ardhur reagimi i Tomasson, i cili tha se ka mbetur i zhgënjyer nga reagimi i Olsen.
“Jam i zhgënjyer nga reagimi i Robinit, ai i ka zhgënjyer shokët e ekipit duke shprehur hapur kritikat e tij në vend që të qëndrojë i bashkuar me ta”.
“Është sikur t’i thuash një shoku skuadre se nuk je mjaftueshëm i mirë”, ka thënë Tomasson, i cili nuk ishte i përgatitur për mënyrën se si Olsen zgjodhi të përballonte zhgënjimin e zgjedhjes si portieri i parë.
“Nuk ishte asgjë që e prisja. Ekipi është gjithmonë në plan të parë. Gjithmonë duhet të sillesh si lojtar ekipi. Kjo është arsyeja pse mendoj se i zhgënjeu shokët e ekipit”, vazhdoi ai.
Më pas Tomasson u përgjigj në pyetjen pse zgjodhi të kalonte te Viktor Johansson si portier i parë pas takimit të fundit ku Olsen ishte përgjegjës për një gol kundër Sllovenisë që i kushtoi fitoren dhe më pas një performance të dobët për të cilën ai dhe e gjithë skuadra ishin përgjegjës në humbjen kundër Kosovës.
“Isha shumë i qartë dhe i ndershëm pas ndeshjes se lojtarëve u lejohet të bëjnë gabime, se nuk janë robotë. Ne nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, por ishte një vendim i marrë pas përpjekjes në fushë”, përfundoi Tomasson.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën