Newcastle United ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Royale Union me rezultat 0-4, në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Wotemade hapi serinë e golave në minutën e 17-të për anglezët, shkruan Arbresh.info.
Kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë, Gordon dyfishoi rezultatin me një gol nga penalltia.
Po i njëjti futbollist shënoi edhe njëherë nga pika e bardhë në minutën e 64-të, për ta dërguar rezultatin në 0-3.
Kurse vulën fitores ia dha Harvey Barnes dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Pas dy ndeshjeve Newcastle ka tre pikë dhe aktualisht ndodhen në pozitën e tetë, kurse belgët po ashtu janë në kuotën e tri pikëve, mirëpo ndodhen të 18-tit në tabelë.
Xhiron e radhës Newcastle e pret në shtëpi Benfican, teksa Royale Union takohet me Interin./Arbresh.info
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana