Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 60-të këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ku mori vendime të rëndësishme për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, që do të mbahen më 12 tetor.
Në këtë mbledhje, KQZ emëroi gjithsej 15,505 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, duke përfshirë 14,305 anëtarë për 2,571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht, si dhe 1,200 anëtarë rezervë. Këshillat e Vendvotimeve do të jenë përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe qetësisë gjatë procesit të votimit dhe numërimit nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, njofton zyra për informim e KQZ-së.
Procesi zgjedhor në Kosovë do të organizohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra për votimin e rregullt dhe 38 Qendra për votimin me kusht.
Gjithashtu, bëhet e ditur se KQZ miratoi procedurën standarde për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar në Zgjedhjet Lokale 2025. Kjo procedurë përcakton rregullat e sjelljes, të drejtave dhe detyrimeve të vëzhguesve gjatë procesit të votimit dhe numërimit dhe do t’u dërgohet të gjitha organizatave vëzhguese të akredituara nga KQZ./rtk
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...