Policia ka realizuar 196 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 89 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar.
Sipas njoftimit, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, shkruan Arbresh.info.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5086 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 763 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...