Një sasi armësh janë gjetur gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë zhvillimit të operacionit në koordinim me prokurorinë u gjetën e u konfiskuan mes tjerash një kallashnikov, pistoleta, të holla e pasaportë serbe.
“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llaptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...