Pas festës golit u ndëshkua me karton të kuq, Slot për Ekitiken: Ishte budallallëk

09:22 | 24 Shtator 2025
D.H

Hugo Ekitike mbrëmë shënoi në minutën e 85-të golin e dytë i cili i siguroi kualifikimin tutje Liverpoolit në Carbao Cup. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot triumfoi ndaj Southampton me rezultat 2-1.

Një rast që shihet rrallë ndodhi këtë sfidë, sulmuesi francez, Hugo Ekitike pas golit të shënuar, hoqi fanellën dhe u ndëshkua me karton të verdhë, i cili ishte i dyti për të dhe nënkuptonte përjashtim, shkruan Arbresh.info.

Ekitike ishte ndëshkuar me kartonin e parë të verdhë në minutën e 53-të.

Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot ishte i pakënaqur me këtë gjest të sulmuesit francez. Sipas holandezit ky ishte një budallallëk.

“Ishte e panevojshme, po dhe ishte budallallëk, po. E para ishte tashmë e panevojshme, sepse duhet të kontrollosh emocionet e tua. E di sa e vështirë është të luash si sulmues në Ligën Premier, kur mbrojtësit mund të bëjnë pothuajse gjithçka, por nëse e shtyn pak, merr faull kundër teje. Sërish, duhet ta kontrollosh veten”, tha Slot.

Ai më tej tregoi se çfarë i kishte thënë Ekitikes pas kartonit të dytë.

“Pastaj i thashë edhe atij: nëse shënon në finalen e Ligës së Kampionëve në minutën e 87-të pasi ke kaluar tre lojtarë dhe e ke dërguar topin në cepin e sipërm, ndoshta mund ta kuptoj. Por jo në këtë rast. Pa dyshim që nuk ishte zgjuarsi, ishte budallallëk”, përfundoi trajneri holandez.

Sulmuesi 23-vjeçar do t’i mungojë Liverpoolit në fundjavë në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Crystal Palace./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme