Mëngjesin e sotëm, pesë persona të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Novosellë e Epërme, Gjakovë, ku kanë marrë rreth 120 mijë euro dhe një pistoletë me nëntë fishekë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj p ka deklaruar se rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
“Sot rreth orës 08:30, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri dhe një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Rasti është raportuar edhe te prokurori i shtetit, dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” ka thënë Elezaj.
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...