Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur, Enver Petrovci.
Në një postim në Facebook, Pacolli theksoi se Petrovci ishte një nga zërat më të fuqishëm të skenës sonë, një aktor, dramaturg e regjisor që i dha teatrit dhe filmit shqiptar një dritë të veçantë, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se kujtimi i tij do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan artin dhe jetën
“Sot u nda nga jeta njeriu i thjeshtë, miku i mirë, njeriu i artit dhe artisti i madh – Enver Petrovci.
Ai ishte një nga zërat më të fuqishëm të skenës sonë, një aktor, dramaturg e regjisor që i dha teatrit dhe filmit shqiptar një dritë të veçantë. Me talentin, humorin dhe pasionin e tij, ai ngriti lart imazhin e vendit dhe na bëri të ndjehemi krenarë për kulturën tonë.
Kujtimi i tij do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan artin dhe jetën. I qoftë dheu i lehtë dhe qoftë i pavdekshëm kujtimi për njeriun që i fali skenës dhe publikut kaq shumë dashuri. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën këtë idhull të madh. bp”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa