Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se duke filluar nga 1 tetori, të gjithë konsumatorët që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për pagesën e faturave të shërbimit të mbeturinave do të përballen me procedura përmbarimore përmes përmbaruesve privatë.
Në komunikatën për media thuhet se ky hap ndërmerret për të rritur efikasitetin në mbledhjen e të hyrave dhe për të siguruar një shërbim më cilësor për qytetarët e kryeqytetit dhe më gjerë.
“KRM “Pastrimi” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët se duke filluar nga data 1 tetor 2025, të gjithë debitorët që nuk kanë kryer pagesën e faturave për shërbimin e mbeturinave do të procedohen përmes përmbaruesit privat, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky hap ndërmerret me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave dhe garantimit të një shërbimi më cilësor për qytetarët. Konsumatorët mund të kryejnë pagesat e faturave në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë përmes këtyre kanaleve: RIA Posta e Kosovës Platforma E-Kosova Drejtpërdrejt në sportelet e KRM “Pastrimi” Sh.A. KRM “Pastrimi” Sh.A. fton të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të shmangin procedurat përmbarimore dhe të kontribuojnë në një qytet më të pastër e më të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga