Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 297 gjoba dhe ka ndaluar 8 shoferë me shkelje të rënda gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Kontrollet intensive kanë rezultuar gjithashtu me konfiskimin e disa motoçikletave për mungesë dokumentacioni.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 5 aksidente trafiku, ku 3 prej tyre kanë shkaktuar lëndime dhe 5 persona janë plagosur, ndërsa 2 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.
“Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.”, thuhet në njoftimimn e policisë./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...