Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, me datën 18.09.2025, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, konkretisht tek një market, një person i dyshuar kishte tentuar të kryente veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Në vendngjarje Policia ka siguruar prova materiale se i njëjti ka kryer edhe një vjedhje të mëhershme tek i njëjti market.
“Hetimet kanë konstatuar se i njëjti person dyshohet edhe për dy raste tjera të vjedhjeve të kryera më herët në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.
Pas intervistimit të të dyshuarit E. P. (mashkull), në praninë e avokatit mbrojtës, ai ka pranuar përfshirjen në rastet e mëposhtme:
– vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe
– posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thotë policia.
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...