Me rastin e Ditës së Policisë së Kosovës, Federata e Shenjëtarisë së Kosovës organizoi një garë të shenjëtarisë sportive me pjesëmarrjen e shtatë klubeve nga e gjithë Kosova, përfshirë edhe Klubin e Shenjëtarisë “Policia e Kosovës”.
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të frytshme sportive, duke theksuar rëndësinë e shenjëtarisë si një disiplinë që ndihmon në forcimin e sigurisë, profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëmarrësve.
Klubi i Shenjëtarisë “Policia e Kosovës” shënoi paraqitje të shkëlqyeshme, duke arritur rezultate të larta në disa kategori: vendi i parë dhe i tretë në Pushkë Serike, kategoria Senior Meshkuj, vendi i parë në Pushkë Serike, kategoria Senior Femra dhe vendi i dytë në Pistoletë Standarde, kategoria Senior Femra.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të pjesëtarëve të klubit ndaj sportit të shenjëtarisë dhe përgatitjes profesionale. Klubi falënderon Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm si dhe të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe garën e ndershme.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë