Aleatët evropianë i kanë ofruar Polonisë oferta për të mbështetur mbrojtjen ajrore të Varshavës, tha kryeministri polak, Donald Tusk.
Tusk i bëri këto deklarata në X pasi bisedoi me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Holandës, Ukrainës dhe NATO-s.
“Në bisedat e mia sot… mora jo vetëm shprehje solidariteti me Poloninë, por mbi të gjitha propozime për mbështetje konkrete të mbrojtjes ajrore të shtetit tonë”, tha Tusk, pasi dronë të dyshuar rusë shkelën hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës./rel
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...