Tre persona janë arrestuar nga policia në Berat me urdhër të Prokurorisë pasi autoritet në Kroaci bllokuan dhe më pas asgjësuan rreth 8 tonë domate të ardhura nga Shqipëria që rezultuan me nivel të lartë pesticidesh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Again” u vu në pranga administratori i subjektit që prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje si dhe 2 inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, Mariglen Qorri, 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve.
Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate.
Produktet nga Shqipëria kontrollohen rregullisht, ngarkesat me pesticide të ndaluara në Kroaci nuk janë futur në tregun tonë
Produktet nga Shqipëria kontrollohen rregullisht, ngarkesat me pesticide të ndaluara në Kroaci nuk janë futur në tregun tonë telegrafi.com
Kroacia ditë më parë ka bërë ndalimin e disa ngarkesave me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, të cilat rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh dhe metali të rëndë si nikeli.Lidhur me këtë situatë të krijuar në shtetin fqinj, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se produkte të tilla nu…
Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.
Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./euronews/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...