Një operacion i madh policor është zhvilluar mëngjesin e së hënës në qarkun e Elbasanit në Shqipëri nën dyshimin për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Njësia speciale RENEA, në bashkëpunim me njësitë tjera të Policisë së Shtetit, ka realizuar aksionin e koduar “First Day”.
Policia ka njoftuar se operacioni është shtrirë në shtatë komuna të këtij rajoni — Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cërrik — dhe ka përfunduar me arrestimin e 30 personave, pesë prej të cilëve janë zënë në flagrancë. Mosha e tyre sillet nga 24 deri në 64 vjeç.
“Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të kokainës dhe kanabisit, armë zjarri të llojeve të ndryshme (pistoleta, kallashnikovë), armë gjahu, municion luftarak, peshore elektronike, mjete të mprehta (thika), pajisje për përforcim fizik (përforcues grushti), cigare të dyshuara si kontrabandë, pajisje elektronike (laptopë, tabletë, DVR), tabela të automjeteve me regjistrim shqiptar dhe belg, si dhe sasi të mëdha të parave në valuta të ndryshme (euro, paund britanik, dollarë amerikanë dhe franga zvicerane). Po ashtu janë konfiskuar edhe 24 telefona mobilë.”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar poashtu se hetimet po vazhdojnë dhe se janë në kërkim edhe të 14 personave të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e këtij rrjeti kriminal.
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...