Gara për ”Topin e Artë” sivjet është e ashpër midis shumë futbollistëve, por dy nga më kryesorët janë Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal.
Lidhur me çmimin më prestigjioz individualisht në futboll është pyetur edhe ylli francez dhe i Real Madridit, Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se Dembele e meriton këtë çmim.
“Unë mendoj se Dembele e meriton ‘Topin e Artë’. Po të ishte në dorën time, do të shkoja t’ia dorëzoja trofeun në shtëpi”, tha ai.
Tutje u pyet edhe për futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal.
“Lamine Yamal do fitojë “Topin e Artë”? Ai është një lojtar i Barcelonës, nuk mund të them asgjë. Dembele e meriton, që nga fillimi e kam mbështetur. Shpresoj që edhe Hakimi të renditet lart”, potencoi Mbappe.
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet në Paris me datë 22 shtator. Fitues në fuqi i këtij çmimi është Rodri./Arbresh.info
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol