Moska të mërkurën kritikoi deklaratat e fundit të bëra nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili e etiketoi presidentin rus, Vladimir Putin një kriminel lufte për shkak të sulmit të tij të vazhdueshëm ndaj Ukrainës.
Komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhën në margjinat e vizitës së Putinit në Pekin, ku ai ndodhet në një vizitë shtetërore katër-ditore.
Peskov deklaroi se Merz ka bërë shumë “deklarata të pakëndshme” kohët e fundit dhe se mendimi i tij vështirë se mund të merret parasysh në momentin aktual.
Mediat ruse raportuan për këtë reagim nga Moska, por shumë prej tyre e shmangën termin kriminel lufte.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon