Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në portin e Durrësit, është parandaluar hyrja në Kosovë e 7,500 produkteve të dyshuara si falsifikate, të cilat shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Në kuadër të kontrolleve të rregullta për import, zyrtarët doganorë identifikuan një ngarkesë mallrash që përmbanin shenja të një marke të njohur tregtare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori: Mbushës telefoni – 1250 copë, Koka mbushës telefoni – 5750 copë, Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve për të parandaluar importin e mallrave të falsifikuara, me qëllim mbrojtjen e tregut vendor dhe konsumatorëve në vend./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...