Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Leposaviq ka arrestuar një shtetas të Serbisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është kapur gjatë shpërndarjes së afisheve në gjuhën serbe, të cilat përmbanin përmbajtje që dyshohet se nxisnin urrejtje dhe përçarje ndërmjet komuniteteve.
“Leposaviq / 31.08.2025 – 00:29. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ” Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtphet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës