Policia e Ukrainës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në qytetin e Lvivit.
Lajmin e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi krimin si një “vrasje të tmerrshme” dhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e vendit në kohë lufte.
“I dyshuari ka dhënë një dëshmi fillestare. Hetimet po vazhdojnë me urgjencë për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje,” – shkroi Zelensky në Telegram.
Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, i dyshuari u ndalua gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në perëndim të Ukrainës. Ai theksoi se krimi ishte planifikuar me kujdes, duke ndjekur lëvizjet e viktimës, përgatitur itinerarin dhe madje edhe planin e arratisjes.
Parubiy, 54 vjeç, kishte shërbyer si kryetar i Parlamentit nga prilli 2016 deri në gusht 2019.
Ai njihej gjithashtu si një nga figurat kryesore të protestave të viteve 2013-2014, të cilat kërkonin afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian.
Presidenti Zelenskyy falënderoi forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe koordinimin në kapjen e autorit të dyshuar, duke theksuar se të gjitha detajet e kësaj vrasjeje duhet të bëhen të qarta./euronews.al
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...