Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim tek Rayo Vallecano në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Takimi nisi më mirë për mysafirët ku fituan një penallti të dyshimtë pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Penalltia e dhënë nuk u shikua në VAR pasi, nuk po punonte në stadium andaj mbeti në fuqi vendimi i gjyqtarit.
Nga 11 metra nuk gaboi, Lamine Yamal i cili shënoi për 1-0.
Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë, me vendasit që dominuan Barcelonën gjatë gjithë etapës, madje patën shumë mundësi për të fituar.
Në minutën e 67-të, Perez barazoi rezultatin në 1-1. Katër minuta para fundit të takimit Vallecano shënoi sërish por goli u anulua për pozitë jahtë loje.
Rayo pati edhe disa raste të mira shënimi por falë portierit Joan Garcia, Barcelona fitoi një pikë në këtë ndeshje.
Pas tri ndeshjeve, Rayo ka katër pikë dhe ndodhet në pozitën e 10-të, kurse Barca është e katërta me shtatë sosh.
Vallecano sfidën e radhës e luan ndaj Osasunës në udhëtim, teksa Barcelona ndeshjen e ardhshme e përballet me Valencian në shtëpi./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën