Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të përmbyllur seancën konstituive edhe pse s’është zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb e që nuk mund të konsiderohet Kuvendi i konstituuar.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është shpërfillje e Kushtetutës e rregullorës së punës dhe shtoi se Lëvizja vetëvendosje që nga prilli e ka bërë këtë në seancën konstituive.
“Përkundër faktit që ne e mundësuam një proces që do të zhbllokonte krizën politike, do të na nxirrte si politikë nga situata. Lëvizja Vetëvendosje qartë s’e ka këtë qëllim. Është populizëm që duan të mbijetojnë politikisht, por kjo papërgjegjësi mund të sjellë pasoja. Një gjë është e ditur që s’varet nga vullneti apo interpretimi i kryetarit të Kuvendit se përfundon a jo seanca konstituive kur kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës. Këta s’mërzitën as për njërën as për tjetrën”.
“Tendenca dhe shkelja e vazhdueshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Normalisht që një gjë e tillë po vazhdon edhe sot”.
Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në një ‘reality show’.
“Kjo është përtej talljes me shtetin, kjo është edhe e rrezikshme. Asnjëherë në historinë e parlamentarizimit të Kosovës nuk ka ndodhë që partia që ka fituar zgjedhjet me e kthye në një Big Brother Kuvendin e Kosovës. Me e pa se kush po eliminohet e kush jo, e kush po fiton e kush po humb. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë sepse ka pasë përgjegjësi. Ka një qasje shpërfillëse për Kushtetutën dhe rendin kushtetues”.
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...