Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Republikës së Kosovës për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, që nis më 1 shtator.
“Urojmë një fillim sa më të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Duar të arta dhe mendje të shëndosha për fëmijët tanë”, thuhet në urimin e kompanisë.
Krahas urimit, kjo kompani ka njoftuar se me nisjen e vitit shkollor, do të fillojnë edhe ligjëratat në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.
Qëllimi i këtyre ligjëratave është ndërgjegjësimi i nxënësve për rëndësinë dhe vlerën e ujit, kursimin e tij, si dhe njohjen me proceset teknologjike të trajtimit të ujit.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, theksoi se ky program është pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë për edukimin e gjeneratave të reja rreth menaxhimit të qëndrueshëm të ujit.
“Edukimi për ujin është investim në të ardhmen. Nxënësit janë bartësit kryesorë të mesazheve të kursimit dhe mbrojtjes së burimeve ujore”, tha ajo.
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...