Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe po përpiqet të vendosë një bazë.
“Kjo është sulmi i parë i një shkalle kaq të madhe në rajonin e Dnipropetrovskut,” tha për BBC Viktor Trehubov, nga Grupi Operativo-Strategjik i Trupave të Dnipro-s, megjithëse theksoi se përparimi i tyre ishte ndalur.
Rusia ka pretenduar gjatë gjithë verës se ka hyrë në zonë, teksa forcat e saj po përpiqen të shtyjnë më thellë në territorin ukrainas nga rajoni i Donetskut.
Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë thanë se kishte nisur një ofensivë në Dnipropetrovsk, megjithatë raportet më të fundit të Ukrainës sugjerojnë se ata mezi kanë kaluar kufirin rajonal.
Çdo përparim rus në Dnipropetrovsk do të ishte një goditje për moralin ukrainas, ndërsa përpjekja diplomatike e udhëhequr nga SHBA për t’i dhënë fund luftës duket se po dobësohet, pavarësisht takimit të presidentit Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaskë.
Projekti hartues ukrainas DeepState vlerësoi të martën se Rusia tashmë kishte pushtuar dy fshatra brenda rajonit, Zaporizke dhe Novohryhorivka.
Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e mohoi këtë. Ushtria “vazhdon të kontrollojë” Zaporizken, tha në një deklaratë, dhe “luftime aktive po zhvillohen gjithashtu në zonën e fshatit Novohryhorivka”.
Moska nuk ka bërë pretendime për Dnipropetrovskun, ndryshe nga Donetsku dhe katër rajonet e tjera lindore të Ukrainës, por e ka sulmuar qytetet e mëdha të tij, përfshirë kryeqendrën rajonale Dnipro.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...