Policia në Gjilan brenda një jave ka ndërmarrë disa veprime operative dhe hetimore, duke identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar dhe konfiskuar armë dhe mjete të tjera.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gatë këtyre veprimeve janë sekuestruar: Katër raste armësh, pistoleta dhe 29 fishekë, tetë raste posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, dy raste armësh të ftohta (thikë), një rast shufre metalike.
Policia thekson se veprimet janë pjesë e përkushtimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet që bien ndesh me ligjin.
Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit 192, email-it [email protected] ose pranë stacionit më të afërt të policisë.
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran