Në Komunën e Klinës janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet tjera kompetente, kanë identifikuar mbetje eshtërore në një lokacion të kësaj komune.
“Klinë / 1998-1999. Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet në raport./Arbresh.info
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...