Një 50-vjeçar nga Shtimja është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe ka mbajtur armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – një pistoletë – si dhe 23 fishekë.
“Me datën 21.08.2025, rreth orës 15:30, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në vazhdimësi në Shtime. I dyshuari, mashkull kosovar 50-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë dhe 23 fishekë”, thuhet në njoftim.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Dhunë në familje. Policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa viktima gjendet nën përkujdesjen e policisë”.

Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...