Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri.
Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.
Të mërkurën në emër të LVV-së, Glauk Konjufca propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Në votimin e hapur, 57 deputetë votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenuan. Më pas, Konjufca propozoi edhe kandidaten e dytë – Donika Gërvallën. Edhe në këtë rast, rezultati ishte i njëjtë: 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Ngërçi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka vonuar procesin e konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar kështu krizën institucionale në vend.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...