Një person ka humbur jetën si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në Jabllanicë të Gjakovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se deri tek vetaksidenti erdhi pasi viktima kishte humbur kontrollin mbi automjetin.
“Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj./Arbresh.info
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën