Sadik Muslija, 23 vjeç, humbi jetën në një aksident tragjik mes një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila njofton se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë.
Sipas informacioneve zyrtare, drejtuesi i veturës po lëvizte në drejtim të Prishtinë–Pejë, kur në afërsi të fshatit Dollc, për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin.
“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore” thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksidenti me fatalitet në Dollc, policia jep dyshimet e para
Një i vdekur e pesë të lënduar nga aksidenti në Gjurgjeviku i Madh të Klinës
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë