Rusia ka kryer një sulm të fuqishëm me dron në rajonin jugor të Ukrainës, në Odesë, duke plagosur një person dhe duke shkaktuar një zjarr të madh në një termocentral, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës.
Autoritetet në distriktin Izmail të rajonit të Odesës njoftuan në mediat sociale se infrastruktura portuale e qytetit ishte dëmtuar, raporton Reuters.
Rusia sulmoi territorin e Ukrainës me dronë dhe raketa balistike gjatë natës, dhe përveç rajonit të Odesës, në shënjestër u vunë edhe rajonet perëndimore, sipas një deklarate në Telegram të ushtrisë ukrainase.
Ndërkohë, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën në një sulm me dron rus në qytetin Okhtirka në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas policisë së këtij rajoni.
Sulmi ndodhi gjatë natës dhe kishte për qëllim objektiva civile, përfshirë ndërtesat e banimit, raportoi Ukrinform.
Një ndërtesë banimi, 13 shtëpi private, një ndërtesë ndihmëse dhe një garazh u dëmtuan./rtk
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...