E ofendoi Semenyon në baza racore, tifozit iu ndalohet hyrja në çdo stadium të Mbretërisë së Bashkuar

21:03 | 19 Gusht 2025
D.H

Një rast i paprecedent ka ndodhur në ndeshjen hapëse të Premier Leagues mes kampionit Liverpoolit dhe Bournemouth gjatë ditën e premte.

Futbollisti i klubit mysafir Antoine Semenyo u bë shënjestër e fyerjeve me bazë racore nga një tifoz, shkruan Arbresh.info.

Një burrë, i cili u arrestua me dyshimin se kishte ofenduar në mënyrë raciste sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, është dënuar me masën e ndalimit për të hyrë në çdo stadium futbolli në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC News Africa.

Ky vendim është marrë si pjesë e kushteve të tij të lirimit me kusht, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Policia reagoi menjëherë duke arrestuar të dyshuarin dhe duke nisur procedurat ligjore kundër tij.

Ky është një tjetër rast që tregon për problemin e vazhdueshëm të racizmit në futboll, fenomen që ka marrë vëmendje të madhe vitet e fundit në Angli dhe më gjerë.

Autoritetet dhe klubet e Premier League kanë përsëritur vazhdimisht se nuk do të tolerohet asnjë formë diskriminimi në stadiume.

Antoine Semenyo, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Bournemouth dhe përfaqësues i Kombëtares së Ganës, ka reaguar publikisht për incidentin të shtunën, si dhe klubi i tij ka ofruar mbështetje të plotë për futbollistin.

UEFA dhe FIFA gjithmonë në secilën prej kompeticioneve më të mëdha evropiane apo botërore luftojnë racizmin në forma të ndryshme përmes kampanjave, mesazheve e banerëve./Arbresh.info

Të ngjashme