Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat tashmë kanë ardhur në Kosovë.
Sipas tij, këto mjete ishin kontraktuar në prill të vitit 2024, ndërsa pagesa për to u ekzekutua në qershor të po atij viti.
Maqedonci tha se sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, FSK-ja duhej të arrinte disa dhjetëra automjete të blinduara deri në vitin 2028. Por, deri në vitin 2025, ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar me 207% numrin e parashikuar tre vite më herët.
“Me këtë dinamikë të pajisjeve dhe me investimet në rritje, Kosova po e forcon ushtrinë e saj, duke i shtuar kapacitetet dhe duke e bërë atë më ndërvepruese me aleatët tanë rrugës për në NATO”, tha Maqedonci.
Ai përkujtoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së ka kaluar nga 67 milionë euro në vitin 2021, në 208 milionë euro në vitin 2025, pa përfshirë alokimet shtesë.
Ministri theksoi se investimet në pajisje ushtarake, bashkë me rekrutimin dhe trajnimin e kuadrove të rinj, po e bëjnë FSK-në një forcë më profesionale dhe një garanci për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...