Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, për entuziazmin, siç tha ai, për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur.
Ai është habitur edhe me heshtjen e Qeverisë në detyrë ndaj kësaj situate.
“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar ai në Facebook.
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...