Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë çeliku në Pensilvani.
Siç raporton BBC, të paktën një person është konfirmuar se ka vdekur si pasojë e këtij shpërthimi, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Duke konfirmuar incidentin, policia lokale tha se “Dy persona aktualisht konsiderohen të zhdukur dhe disa të tjerë janë trajtuar për lëndime të ndryshme. Gjendja e tyre nuk dihet ende.”
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, thotë se po e ndjek nga afër situatën dhe se është në kontakt me shërbimet e emergjencës.
“…banorët pranë zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”, ka apeluar ai.
Raportohet se 15 autoambulanca janë parë në vendngjarje.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...