Policia e Kosovës njofton se sot në orët e mbrëmjes kanë bastisur një lokal në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi.
Lidhur me rastin pronari i lokalit është intervistuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor
“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit të cilit me aktvendimi të prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira