Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Gjatë takimit u diskutua për situatën politike aktuale në vend dhe rajon, me theks të veçantë mbi bllokadën institucionale në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Nënkryetari Gjini theksoi përkushtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të japë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj krize dhe në shtyrjen përpara të proceseve integruese të vendit.
Gjini dhe Sørensen po ashtu biseduan për sfidat dhe perspektivën e procesit të integrimit evropian të Kosovës, ku nënkryetari i AAK-së vlerësoi lart rolin e Bashkimit Evropian dhe angazhimin personal të Sørensen në këtë proces strategjik për të ardhmen euroatlantike të vendit./Arbresh.info/
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve