Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që pretendon se spiunonte për Izraelin.
Roozbeh Vadi u dënua me vdekje për dhënien e informacionit në lidhje me një shkencëtar tjetër i cili u vra gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran në qershor, tha Mizan, faqja e internetit gjyqësorit.
“Ekzekutimi u krye me varje”, thuhet tutje në informacionet e dhëna nga kjo faqe.
Vadi thuhet se ka punuar si ekspert bërthamor në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, sipas Iran Human Rights dhe siç thuhet, është mbajtur në burgun Evin në Teheran që nga arrestimi i tij në shkurt të vitit 2024, raporton The Telegraph.
Mizan tha se Vadi transferoi “informacion të klasifikuar” dhe dyshohet se është takuar me agjentë të Mossad në Vjenë në pesë raste.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...