Tesla i ka dhënë drejtorit ekzekutiv Elon Musk një vlerë prej 29 miliardë dollarësh (21.7 miliardë paund) aksione, në një përpjekje për ta mbajtur miliarderin në firmë.
Ky veprim vjen pasi një gjykatë amerikane rrëzoi paketën e tij të pagave për vitin 2018, me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë, duke vendosur se ishte “e padrejtë për aksionarët”, shkruan BBC.
Musk ka apeluar kundër vendimit të marrë nga gjykata e Delaware në vitin 2024 dhe Tesla u tha aksionarëve se ishte “e bindur” se 29 miliardë dollarët e aksioneve “do ta nxisin Elonin të qëndrojë në Tesla”, veçanërisht pasi “lufta për talentet e Inteligjencës Artificiale po intensifikohet”.
“Është e domosdoshme të ruhet dhe motivohet talenti ynë i jashtëzakonshëm, duke filluar me Elonin”, tha bordi i Teslas, duke shtuar se “askush nuk krahasohet me kombinimin e jashtëzakonshëm të përvojës udhëheqëse dhe ekspertizës teknike të Elonit”.
Kompania tha se miliarderi kishte një “rekord të provuar” në ndërtimin e “bizneseve revolucionare dhe fitimprurëse”./telegrafi
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani