Google është i vendosur të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në sa më shumë produkte të tij, dhe “viktima” më e re është YouTube.
Funksioni i ri, i quajtur “Ask YouTube”, do t’ju lejojë të bëni pyetje komplekse dhe të merrni rezultate gjithëpërfshirëse që kombinojnë video dhe tekst, si dhe mundësi për pyetje shtesë për të hulumtuar më thellë një temë, ka bërë të ditur Google në faqen e YouTube Labs.
Pasi funksioni të bëhet i disponueshëm, duke klikuar butonin e ri “Ask YouTube” në shiritin e kërkimit, përdoruesit do të shohin pyetje të sugjeruara ose mund të shkruajnë vetë kërkesën e tyre.
Pas marrjes së rezultateve, ata mund të bëjnë pyetje shtesë ose të zgjedhin sugjerime të tjera për të eksploruar më shumë përmbajtjen, raporton Engadget.
Një test i shpejtë nga portali The Verge tregoi se një pyetje mbi historinë e uljes së Apollo 11 në Hënë solli një përmbledhje të misionit, së bashku me video në YouTube dhe shenja kohore për informacionin më relevant.
Në disa raste, pyetjet shtesë jepnin rezultate të ngjashme, ndërsa në të tjera shfaqej thjesht një listë videosh, njësoj si kërkimi klasik. Siç ndodh shpesh me inteligjencën artificiale, disa kërkime mund të japin edhe informacione jo të sakta. /Telegrafi/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...