Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet palestinez “të parëndësishme” dhe “kundërproduktive”.
“Është bezdisëse për disa, e parëndësishme. Nuk do të thotë asgjë”, tha Rubio në një intervistë për Fox News Radio, për njohjen e shtetit palestinez.
“Para së gjithash, asnjë nga këto vende nuk ka aftësinë për të krijuar një shtet palestinez. Nuk mund të ketë shtet palestinez nëse Izraeli nuk pranon. Së dyti, ata as nuk mund t’ju tregojnë se ku ndodhet ky shtet palestinez. Ata nuk mund t’ju tregojnë se kush do ta qeverisë atë. Dhe mendoj, së treti, se është kundërproduktive”, tha Rubio.
Diplomati më i lartë amerikan argumentoi se njohja e një shteti palestinez do ta shpërblente Hamasin dhe do ta nxiste atë që të refuzonte një armëpushim në Gaza.
Rubio pretendoi se masa synon të qetësojë bazat e brendshme të liderëve botërorë.
“Disa nga këto vende kanë elektorat të madh tani që po i bëjnë presion brenda vendit për t’u rreshtuar në këtë anë, pavarësisht pasojave gjeopolitike”, përfundoi ai.
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...