Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sulmoi ashpër homologun e tij britanik të martën, pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar premtoi se do të njohë shtetin palestinez më vonë gjatë këtij viti. “Starmer shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe ndëshkon viktimat e tij,” tha Netanyahu në një postim në platformën X.
“Një shtet xhihadist në kufi me Izraelin SOT do të kërcënojë Britaninë NESËR. Pajtimi me terroristët xhihadistë gjithmonë dështon. Do të dështojë edhe për ju. Kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.
Kjo deklaratë e ashpër erdhi pasi Starmer nën presion nga partia e tij dhe nga një shtytje franceze në këtë drejtim, bëri një premtim të kushtëzuar për të njohur shtetin palestinez para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shkruan Politico.
Kryeministri britanik i tha kabinetit të tij të martën se “tani ishte koha e duhur për të çuar përpara këtë qëndrim” për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza dhe zvogëlimit të perspektivës për një proces paqeje.
Starmer premtoi se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë një shtet palestinez në shtator, përveç nëse qeveria izraelite merr “masa thelbësore” për të ndaluar krizën në Gaza dhe angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që do të sjellë një zgjidhje me dy shtete. Ai përsëriti se Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet e mbetura të marra në sulmet vdekjeprurëse të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, të çarmatoset dhe të pranojë se nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës.
Ky veprim shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën britanike në Lindjen e Mesme dhe vjen pas lobimit intensiv nga deputetë të Partisë Laburiste në pushtet.
Netanyahu më parë e kishte kritikuar Starmerin për sanksionet e vendosura ndaj disa ministrave izraelitë dhe e kishte quajtur “të turpshme” vendimin e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar për të pezulluar shitjen e disa pjesëve të armëve që përdoren nga forcat izraelite në Gaza.
Starmer foli me Netanyahun përpara mbledhjes së kabinetit britanik të martën pasdite, tha zyra e kryeministrit britanik.
Sipas një përmbledhjeje të bisedës nga Downing Street Nr. 10, Starmer i tha kryeministrit izraelit se Mbretëria e Bashkuar “mbetet pa asnjë dyshim” në dënimin e saj për “aktet terroriste” të Hamasit.
Por ai e nxiti Netanyahun “të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të hequr të gjitha kufizimet për aksesin e ndihmave dhe për t’u siguruar që ata që vuajnë në Gaza të marrin ushqimin që u nevojitet.”/rtk
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën