Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka pohuar se paga e shërbyesve publikë është rritur për 110 euro nga ky muaj.
Sipas Sindikatës, kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e pasaktë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve të ATK-së – një institucion që, siç thuhet, “e mbush arkën e shtetit” – nuk kanë përfituar asnjë cent rritje gjatë mandatit aktual të qeverisë.
“Pas postimit të ministrit Murati, Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës shpreh reagim ndaj të PA VËRTETAVE të ministrit Murati, lidhur me rritjen e pagave për shërbyesit publikë, ku sipas tij kompletohet rritja prej 110 €, por në fakt Ministri ka harruar zyrtarët e tij vartës në të gjitha fazat e këtij procesi, pra zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët pikërisht ata e mbushin arkën e shtetit, pjesës dërmuese nuk ju është rritur paga as edhe një euro të vetme në mandatin e tyre” , thuhet në njoftim.
Sindikata shpreh zhgënjimin për mosrespektimin e premtimit të ministrit Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, e cila – sipas tyre – që nga muaji shkurt i vitit 2024, vazhdon të qëndrojë e pashqyrtuar në Ministrinë e Financave.
Ata theksojnë se mungesa e kësaj rregulloreje ka bërë që angazhimi dhe puna e stafit të mos vlerësohet, çka ka ndikuar në dorëheqje të shumta të punonjësve të kualifikuar dhe në rënie të ndjeshme të numrit të zyrtarëve – nga mbi 850 në më pak se 700, përfshirë edhe pensionimet./Arbresh.info
Afërdita Bytyçi zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kos...
Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...