I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka rikujtuar sërish faktin se ishte pikërisht Jack Smith ai që e arrestoi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Grenell në një postim në rrjetin social “X”, ka shkruar se Smith e arrestoi Thaçin në kohën kur presidenti Donald Trump po punonte për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Grenell tutje shkruan se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg.

“Richard Grenell Jack Smith (po, ai) e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”.
Thaçi ishte arrestuar pak kohë para nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020./Reporteri./
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...