Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se përgjegjësia e dështimit të konstituimit të Kuvendit në plot 54 përpjekje, i bie subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje, e që e ka pasur dhe të drejtën për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar.
Cakolli, përmes një postimi në Facebook, thotë se nga sot nuk do ketë më seanca me improvizime e arbitraritet, megjithatë, sipas tij, tanimë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje.
Ndër të tjera ai shton se qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë, siç thotë ai, për shkak të llogarive të ngushta partiake.
“Një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije. Kuvendi nuk u konstitua as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj në përmbushjen e obligimit kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve. Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara”, ka shkruar Cakolli.
“Nga sot, nuk do të kemi më seanca me improvizime e arbitraritet, si në sagën e mbi 100 ditëve të kaluara – një periudhë që, mbi të gjitha, shpërfaqi mungesën e përgjegjësisë politike dhe refuzimin e kompromisit si vlerë demokratike. Tashmë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje. Qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të llogarive të ngushta partiake”, ka shkruar Cakolli.
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...