Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se ndaj Pllashnikut është iniciuar hetim për veprën penale “Kanosje”.
“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, deklaroi Borovci.
Rasti ndodhi sot, kur Pllashniku protestoi në mënyrë simbolike ndaj deputetes Pacolli në një lokal, duke i dorëzuar një kupon fiskal dhe duke e quajtur atë “hajdute”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...