Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke i cilësuar ato si pjesë të një fushate të përhershme dezinformimi dhe provokimesh nga ana e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shpërndarë reagimin zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e cila demanton pretendimet serbe dhe thekson transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve institucionale në raport me menaxhimin e pronave në territorin e Kosovës.
“Ashtu siç ka deklaruar njëri nga ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të krimeve serbe në fund të shekullit të kaluar, Dobrica Çosiq – se gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen me përpikëri t’i qëndrojnë kësaj. Por kot e kanë. Në Republikën tonë, jo vetëm e vërteta, por edhe rendi e sundimi i ligjit do të mbizotërojnë kurdo dhe kudo”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Agjencia e Pronës i reagon Petkoviqit: Deklaratat e tij janë të pavërteta
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...